Jankullovska: Akuzat për kurdisje të incidenteve, keqpërdorime politike

Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska hodhi poshtë akuzat e disa partive politike dhe analistëve në vend se incidentet mund të jenë të kurdisura dhe skenarë për të de fokusuar opinionin. Ajo tha se akuzat e tilla janë konstruksione monstruoze në tentim për të përfituar politikisht.

“Njeriu i cili mendon me mendje të shëndoshë nuk mund të bëjë një konstruksion të tillë monstruoz, dhe të keqpërdorë fëmijët për krijimin e krizës. Kështu që ndoshta është më mirë që ata politikanë që e plasojnë këtë tezë, ti pyetni pse mendojnë në atë mënyrë, dhe pse keqpërdorin fëmijët duke i vënë në funksion të qëllimeve politike ditore. Ne si Ministri e Brendshme edhe më tej do të vazhdojmë ta marrim seriozisht këtë temë dhe të lëmë anash politikën, sepse kemi problem që duhet të zgjidhet”, tha Jankullovska.

Jankullovska bëri të ditur se policia ende po gjurmon pas autorëve të incidenteve. Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së sotshme janë marrë në identifikim disa të rinj në stacionin e policisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button