Në anën e kundërt të profesionalizmit

[LSDM-ja qëllimisht e rrënon Listën zgjedhore]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni është komentues, manipulues, joobjektiv dhe bën konstatime të pasakta. Qëllimi i këtij publikimi është diskreditimi i opozitës dhe nxitja e lexuesit që të dyshojë në neutralitetin e Komisionit shtetëror zgjedhor. Në rastin konkret krejtësisht është injoruar pala e dytë në tregim.

СДСМ намерно го урива Избирачкиот список ВечерLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja qëllimisht e rrënon Listën zgjedhore

Data dhe koha e publikimit: 22.01.2016, 17:01

Data e recensionit: 26.01.2016

Recensues: Simona Atanasova

BURIMET TË PAEMËRTUARA DHE AKUZA PAUSHALLE

Kemi pohim se anëtarët e LSDM-së në KSHZ nuk lejojnë që të fillojë pastrimi i Listës zgjedhore dhe për çdo ditë e pengojnë punën. Poashtu ka edhe koment se qëllimi i LSDM-së, gjoja, qenka të shtyhen zgjedhjet për shkak të rejtingut të dobët të partisë, e jo pastrimi i Listës zgjedhore.

Nuk është e qartë se si është nxjerrë përfundimi i këtillë që i shtrembëron edhe qëndrimet e opozitës edhe të kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski. Në tekst si mbështetje për qëndrimet e shprehura është vënë deklarata e parafrazuar nga “burimet”, që janë të paemërtuara dhe jokredibile, që do të thotë se mund të jetë kushdo qoftë, ose askush.

Pas qëndrimit të publikuar manipulativ, në tekst gjerësisht është sqaruar takimi i kryeministrit të përkohshëm Emil Dimitriev me anëtarët e KSHZ-së dhe plotësisht është transmetuar deklarata e tij. Kjo pjesë e tesktit nuk ka asnjë lidhje me qëndrimin e shprehur më parë të se LSDM-ja qëllimisht e rrënon Listën zgjedhore.

Pas transmetimit të detajuar të deklaratës së Dimitrievit, artikulli përsëri i rikthehet konstatimit të dhënë në hyrje se LSDM-ja frikësohet nga zgjedhjet.

Me akuza tendencioze dhe paushalle, të fshehura pas formulimit “burime nga KSHZ-ja” bëhet një konstruksion spinues

…se kryetari Aleksandar Çiçakovski dhe anëtarët e LSDM-së nuk lejojnë të fillojë pastrimi i Listës zgjedhore dhe për çdo ditë e pengojnë punën. Burimet e njëjta thonë se misioni i Çiçakovskit është të krijojë alibi për kërkesat e LSDM-së që të shtyhen zgjedhjet, edhe pse esenca e këtyre kërkesave nuk është Lista zgjedhore por rejtingu i dobët i partisë.

E me këtë rast nuk transmetohet deklarata e krytearit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski (i cili është ekspert, e jo anëtar i partisë), që të munden lexuesit vetë të binden në atë se çka në të vërtetë ka thënë ai.

Në pyetjen se a mund të realizohen zgjedhjet më 24 prill, përgjigja ime është se teknikisht zgjedhjet mund të realizohen, mirëpo kontrollimi dhe pastrimi i listës zgjedhore nuk mund të realizohet, që do të thotë se nuk mund të sigurohet listë zgjedhore në të cilën do të kenë besim të gjithë – thuhet në deklaratën me shkrim të Çiçakovskit.

Kështu që, me anashkalimin e kësaj deklarate, mirëpo edhe nëpërmjet spinimit, manipulimit me faktet, në publik imponohet perceptimi se Lista zgjedhore është alibi e opozitës për t’i shtyrë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të paralajmëruara për 24 prill. Kështu, i shkruar dhe i plasuar në këtë mënyrë, artikulli me titull: “LSDM-ja qëllimisht e rrënon Listën zgjedhore”, në fakt, i rrënon standardet e gazetarisë profesionale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button