Neziri: Ka shumë falsifikime, duhet të mbrohet pronësia intelektuale

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot në në Qendrën Informative të BE-së në Shkup morri pjesë në fillimin e zbatimit të Tuining projektit “Forcimi i zbatimit të të drejtave të pronësisë Intelektuale”, që realiozohet nga zyra daneze për patenta dhe marka tregtare, e që synon forcimin e kapaciteteve të institucioneve shtetërore në ofrimin e shërbimeve adekuate, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian.

Ministri Neziri në paraqitjen e tij tha se mbrojtja e pronësisë intelektuale është vendimtare për qasje të barabartë në treg ku markat dhe patentat janë të mbrojtura me dispozitat ligjore në fuqi dhe kapacitetet e përmirësuara të agjencive që zbatojnë ligjet.

‘Pirateria dhe produktet e falsifikuara, për fat të keq janë shumë të përhapura në botë dhe përfaqësojnë një kërcënim global për ekonominë botërore. Në përgjithësi, falsifikimi dhe pirateria kanë një ndikim jashtëzakonisht të dëmshëm mbi bizneset dhe mund të bëhet edhe më problematike për shkak të krizës së fundit ekonomike dhe rritjes së shtuar të produkteve false. Edhe pse tradicionalisht në shënjestër janë mallrat luksoze të modës, muzikës dhe filmit, sot falsifikimi dhe pirateria janë të përfaqësuara te shumica e mallrave të konsumit të gjërë siç janë ushqimi, medikamentet , kozmetika, produktet higjienike, pjesët rezerve për makina, lodra dhe paisje të ndryshme teknike ose elektrike’ tha ministri Neziri.

Ministria e Ekonomisë në Maqedoni dhe Enti shtetëror i Pronësisë Industriale kanë bërë përpjekje të mëdha në zbatimin e kërkesave që kanë të bëjnë me kapitullin e 7-të të negociatave me Bashkimin Evropian, tha Neziri.

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Aivo Orav në fjalën e tij tha se projekti me vlerë prej 1.4 milion euro ka për qëllim përmirësimin e përgatitjes së vendit në fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

‘Aftësia e vendit për të mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale është e një rëndësie të madhe për investitorët. Kjo është një kërkesë e rëndësishme për vendet të cilat kanë për qëllim tërheqjen e investimeve dhe që lëvizin drejt një ekonomie të bazuar në dije. Të drejtat e pronës Intelektuale përfshijnë përmirësimin e qasjes strategjike dhe procesin e mbledhjes së të dhënave, si dhe koordinimin midis institucioneve përkatëse’, deklaroi Orav.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button