Flet personi më i lumtur: Sekreti për të qenë i lumtur merr vetëm 15 minuta në ditë

Kush është njeriu më i lumtur në botë? Nëse kërkoni në Google do ta gjeni se është Matthieu Ricard.

Ricard, 69 vjeçar është një monk i cili me origjinë është nga Franca dhe njihet si ‘njeriu më i lumtur në botë’, raporton lajmi.net.

Kjo ndoshta për shkak se ai kishte qenë pjesë e një studimi të trurit 12 vjeçar për meditim dhe mëshirë, e që ishte kryer nga një neuro-shkenctarë nga Universiteti i Wisconsin, Richard Davidson.

Davdison i kishte lidhur Ricardit në kokë 256 sensorë dhe kishte zbuluar se kur Ricard ishte duke medituar për mëshirim, mendja e tij ishte tejet e ndriçuar.

Ricard thotë se shpeshherë mediton me ditë të tëra dhe aspak nuk mërzitet dhe e pranon se në përgjithësi është një njeri i lumtur.

Ndaloni së menduar ‘unë, unë, unë’

Për Ricard, përgjigja është altruizmi.

Arsyeja është sepse nëse mendoni vetëm për veten, dhe se si t’i bëni gjërat mirë për veten është tejet lodhëse, stresuese dhe shpien drejt një jete të palumtur.

“Nëse dëshironi të bëheni i lumtur, ju duhet të synoni të bëheni dashamirës, e cila jo vetëm që do ju bëj të ndiheni më mirë, por edhe do i bëjë tjerët të të pëlqejnë ty”, thotë Ricard, transmeton lajmi.net.

Shpenzoni 15 minuta në ditë duke menduar pozitivisht

Filloni duke pasur mendime pozitive të paktën 10-15 minuta në ditë, thotë Ricard.

Mos e lejoni mendjen tuaj të përqendrohet në gjëra të këqija por mbajeni të fokusuar në emocionet pozitive.

Nëse e trajnoni mendjen kësisoj, ju do i vëreni rezultatet e mahnitshme vetëm pas 2 jave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button