“Milingona e Artë” 2015 –  Edhe pak ditë për të dërguar propozimet për nominime

Vazhdon traditën manifestimi Arritja e vitit “Milingona e Artë” për vitin 2015.  Tashmë tradicionalisht, për herë të katërt me radhë do të përzgjidhen fituesit në 9 kategori. Është bërë publike thirrja dhe mbeten pak ditë për të dërguar propozime për të gjithë ata individë ose institucione që me veprat e tyre lanë shenjë në jetën kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë.

Çmimet në kategori të ndryshme do të jepen për punën, veprat , por më shumë për ndikimin e madh që e kanë pasur tek publiku ose për sjelljen e risive në shoqërinë tonë gjatë vitit që shkoi.

Ekipi i Milingonës tani më ka filluar me grumbullimin e propozimeve për nominime në kategoritë e caktuara. Propozimet do të pranohen deri më datë 30 janar në email adresën [email protected] , në faqen zyrtare në Facebook: Milingona dhe më pas në bashkëpunim me jurinë profesionale do të caktohen të nominuarit në kategoritë përkatëse.

Organizatorët e manifestimit “Milingona e Artë”, Laura Zhuta dhe Bleta Abdullai, u falënderohen të gjithëve për ndihmesën që japin që kjo mbrëmje të realizohet në mënyrën më profesionale të mundur. Do të jetë kjo një mundësi që të gjithë të shohin se cili është kontributi shqiptarëve në Maqedoni në fusha të ndryshme të kulturës me të cilët të gjithë bëhemi krenarë.

“Kanë mbetur edhe shumë pak ditë. Ju ftojmë që secili të jep kontributin e vet që në këtë kohë kur politika mbush ditën tonë dhe ka më shumë peshë se artisti, shkrimtari, sportisti, të na ndihmoni ta ndryshojmë këtë gjë. Dërgoni propozime për arritjet e vitit që të nxjerrim në pah punën e palodhshme të njerëzve që jetojnë mes nesh!” – shprehen Bleta dhe Laura për Portalb.mk.

Ashtu si edhe vitin e kaluar, Portalb.mk do të jetë sponzor medial i këtij evenimenti unikat shqiptar në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button