“DOM” proteston kundër armëve kimike

 “DOM” apelon deri tek qeveria e Maqedonisë për ti dërguar një shënim te Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe të kërkojë të braktisë synimin e sajë për shkatërrimin e armëve kimike nga Siria.

“Apelojmë edhe tek të gjithë përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Maqedonisë nëpërmjet rrjeteve të tyre diplomatike të shprehin shqetësimin për mundësinë e shkatërrimit të armëve në tokat evropiane dhe me këtë bashkarish të ndalojmë një katastrofë Ballkanike”, deklaroi zëdhënësi I “DOM” Toni Ristov.

“DOM” apelon edhe tek përfaqësuesit e politikës shqiptare të braktisin këtë ide.

“Kjo është shumë e rrezikshme dhe operacion shumë serioz. Ky operacion mund të ndikojë në ambientin jetësorë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Maqedoni dhe gjithë Ballkanin”, deklaroi Ristov.

Lajme të ngjashme

Back to top button