Hakerët qasje në 150 milionë profile të Facebook-ut

Pas sulmeve që i janë bërë Adobes, hakerët tani kanë qasje në një numër shumë të madh të përdoruesve dhe të fjalëkalimeve të tyre, kanë raportuar mediat ndërkombëtare. Sipas të njëjtave ata kanë qasje në 2.9 milionë përdorues dhe falë kësajmund ti qasen edhe miliona profileve tjera të përdoruesve në Facebook.

Ekspertët tërheqin vërejtjen që fjalëkalimi nuk do duhej të jetë i njjetë në më shumë shërbuim e e fjalëkalime interneti sepse sic shpalojnë ata “nëse hakerët e fitojnë qasjen në një fjalëkalim, kjo jau mundëson qasjen edhe në fjalëkalimet tjera të përdoruesit”.

Revista Digital Trans, ka raportuar se një numër i madh i përdoruesve të Facebook-ut, përdor fjalëkalime të njëjta edhe për Adobe.

Revista citon ekspertët e Facebookut të cilët kanë apeluar tek përdoruesit e këtij rrjeti që të ndryshojnë sa më parë fjalëkalimin.

Facebook-u ende nuk ka publikuar të dhnëat se në ç’shkallë janë rrezikuar shfrytëzuesit e kësaj platforme, mirëpo sipas disa ekpertëve besohet që janë të rrezikuara profilet e rreth 150 milionë përdoruesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button