Bankat vitin e kaluar kanë miratuar kredi prej 400 milion euro

Bankat vendore vitin e kaluar kanë miratuar kredi në vlerë prej 400 milion euro, tregojnë të dhënat më të reja të Bankës Popullore, transmeton Portalb.

Sipas të dhënave për dhjetorin, mbështetja kreditore në pjesën më të madhe ka qenë e drejtuar kah sektori i bashkëpunimit ndërsa më pak drejt popullatës.

Pas masave të ndërmarra nga Banka Popullore, bankat këtë vit do të “shtrëngojnë rripin” për dhënien e kredive konsumatore.

Qëllimi, siç thekson guvernatori Bogov, është bankat më shumë të miratojnë kredi për bashkëpunim dhe banesorë e më pak kredi konsumatore që janë në rritje dhe përbëjnë pjesën më të madhe të kredive jofunksionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button