Hoda: Nuk përjashtohet mundësia e formimit të një subjekti të ri politik (VIDEO)

Marrëveshja e Përzhinos është vetëm një moçal i ri i krijuar nga partitë politike, për të helmuar popullin me erën e saj. Nëpërmjet saj, aktorët politik që katandisën shtetin në këtë gjendje, tentojnë t’a shpëtojnë veten nga aferat korruptive që i kanë realisht, ndërsa humbës më i madh nga e gjithë kjo situate është LSDM, e cila ka humbur rrugën në oborrin e vet dhe nuk ka një siguri veprimi edhe përskaj gjithë atij kapitali që krijoi me bombat. Kështu është shprehur Besim Hoda, përfaqësues i OVL – UÇK, në emisionin debativ “Zone e Debatit”.

Ai shprehet i gatshëm të vihet në ballë të çdo lëvizje që ka për qëllim të ndryshojë situatën e përgjithshme në Maqedoni e cila ndër të tjera mund të ndodh edhe nëpërmjet bashkimit të forcave opozitare. Hoda nuk e sheh të largët as edhe formimin e një opcioni të ri politik i cili kryesisht do të përbëhej nga individ të ri dhe me kapital kombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button