Cana shënon autogol për Nanten (Video)

Në përballjen m Bordeaux, Nantes kishte epërsinë e dy golave 2:0 nga pjesa e parë, por kjo epërsi u shkri në minutat e fundit të ndeshjes. Fillimisht mysafirët shënuan në minutën e 84-të për ta ngushtuar epërsinë ndaj vendasve që po luanin një ndeshje të madhe.

Por inkuadrimi i Canës si duket ka qenë tragjik në këtë takim, pasi pikërisht kapiteni i Kombëtares ka arritur të jetë njeriu më i pafat. Në rastin e fundit të mysafirëve, kur u ekzekutua një goditje nga këndi, Cana në përpjekje për ta larguar topin me kokë shënoi një autogol.

Ky ishte autogoli i parë i Lorikut me skuadrën e tij Nantes ku u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Lazio.


Own Goal Lorik Cana ~Nantes 2-2 Bordeaux~ by football-zone

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button