Të zotë për veten e tyre

’’Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post’’, kjo është një ndër thëniet e shumta të këtij Presidenti Amerikanë- Xhorxh Uashington.

Po e nisë me këtë thëne sepse sikur, pjesa e fundit e thënies i përshtatet tejmase aktualitetit politikë në Maqedoni.

Është për të ardhur keq kur i shikon, udhëheqësit tanë si nuk duan me asnjë kusht ti lëshojnë pozitat e tyre, pavarësisht se janë një periudhë të gjatë në ato pozita ata nuk kanë bërë thuajse asgjë dhe vetëm se i kanë shfrytëzojnë për nevojat e tyre të caktuara.

Njeriun më mirë e njeh dhe e shikon se kush është ai, pikërisht kur e ka pushtetin, vetëm atëherë mund ta njohësh se çfarë është në gjendje të bëj dhe çfarë nuk mund të bëj.

Kryesisht funksionarët tanë politikë, nuk i kanë fare problem interesat e qytetarëve por primare për ta janë ata personale, këta deputet që nuk e dinë edhe vet se sa pasuri kanë bërë, po të dalin ti vizitojnë qytetarët, shumica e banorëve nuk do ti njihnin, pasi që ata janë figura që nuk i shikon asnjëherë të dalin në foltoren e parlamentin dhe ta paktën të ua dëgjojmë tingujt e zërit si i kanë.

Dhe është me të vërtet për tu habitur se si po të njëjtit, vazhdojnë të qëndrojnë në pozitën e deputetit, ministrit, kryetarë komune etj, dhe në mënyrë permanente iu besohen këto pozita.

Ne fillimin e thënie Eko, potencon se unë kurrë nuk do të kërkoj, dhe e ka fjalën për të marrë pozitë udhëheqëse, por nëse e krahasojmë me situatën në vendin tonë , do të arrijmë në përfundim se, dëshira për të arritur në pushtet është më e madhe se çdo gjë tjetër.

Por të jesh në pushtet është privilegj dhe një e mirë e madhe, por të mos harrojnë se është edhe një përgjegjësi e madhe dhe ndonjëherë është mirë që të dalin nga ata veturat e zeza, sepse nuk arrijmë që edhe ti njohim, ua kemi harruar fytyrat sepse: në parlament nuk dalin të flasin, qytetarët nuk shkojnë ti vizitojnë, përveç se ne fushatë elektorale, në mediume nuk arrijmë që ti shikojmë sepse nuk kanë kapacitete dhe vështirë është ti shohim.

Dhe për fund edhe sa mandate duhet tu japim këtyre që këta të dalin të thonë diçka, edhe sa banesa, vetura, shtëpi etj etj, duhet të ua mundësojmë ti blejnë duke mos bërë asgjë, kjo mund të ndodhë vetëm të ne.

Unë mendoj se populli ynë di të vlerësojë dhe ata që janë pasuruar në shpijnë të popullit, populli do ti dënoj sepse nuk ka ndonjë logjikë tjetër për të ndjekur apo besuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button