Nikoliq: Dënimi i Ivanoviq, për ta eliminuar politikisht

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se  Oliver Ivanoviq është dënuar vetëm pse i takon nacionalitetit serbe dhe se dënim i tij tenton t’i zbeh përpjekjet politike të serbëve në Kosovë, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Nikoliq, pas aktgjykimit të gjykatës në Mitrovicë, ku Ivanoviq u dënua me nëntë vjet burg për krime lufte, tha se dënimi i tij është një përpjekje për t’i prerë kokën politikisht dhe për ta justifikuar largimin e tij nga skena politike në Kosovë.

Sipas Nikoliqit kjo formë është e njëjtë me ato që përdorinin turqit në vitin 1804 kundër serbëve për të parandaluar luftën për liri.

“Oliver Ivanoviq nuk ishte fajtor. Apo ishte fajtor vetëm sepse ai ishte një serb”, tha Nikoliq.

Ivanoviq u dënua për krime lufte, të kryera kundër civilëve më 14 prill 1999 dhe u lirua për akuzën  dytë që e ngarkonte për krime në vitin 2000.

Ivanoviq u dënua nga një panel gjyqtarësh të EULEX-it, i cili ishte i kryesuar nga gjyqtarja rumune Roxana Komsa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button