Peugeot konfirmon prodhimin e modelit 208 R

Drejtori ekzekutiv i kompanisë franceze Peugeot, Maxime Picat, ka pranuar haptazi se modeli i ri i 208 R do të fillojë prodhimin serik. 

Gjatë një interviste dhënë revistës “Automotive News”, Picat ka deklaruar se versioni R i vitit 2008 do të flejë mbi modelin aktual të GTI. Ai nuk tregoi se kur do të zbulohet vetura por sipas të gjitha gjasave nuk do të kemi rastin ta shohim deri në fund të vitit 2015.

208 R sigurisht se do të ketë performanca të njëjta sikur RCZ R përveç se do të ketë fuqi më të madhe motorike dhe karroceri më të lehtë.

208 GTI ka të njëjtin motor me 1.6 litra THP me katër cilindra sikurse RCZ R dhe koncepti 308 R, derisa 208 R nuk do të jetë i njëjtë pasi pritet të jetë më i lehtë. Dhe derisa Citroen do të zgjerojë linjën e saj të DS, Peugeot do të shkojë në treg duke ofruar premierë për secilin model të ri.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button