Nikollov: Shpresojmë ky të jetë Buxhet i fundit që planifikon kjo qeveri

Me diskutime të nxehta filloi debati për Propozim Buxhetin për vitin 2013 në komisionin kuvendorë për buxhet dhe financa.

“Viti i ardhshëm 2014 do të jetë edhe një vit në humbje për kompanitë dhe qytetarët e Maqedonisë dhe shpresoj që ky do të jetë buxhet i parafundit apo i fundit që e planifikon kjo qeveri”, tha Mirjanço Nikollov nga LSDM-ja.

Ai u përqendrua në 16 vitet e kaluara në qeverisje të VMRO-DPMNE-së.

“Për 16 vite keni harxhuar 16.5 miliard euro, a çka realizuat?”, pyeti Nikollov. 

Ai theksoi se edhe buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë vazhdimësi e borxheve të shumta të kësaj qeverie.

Ai ka pyetur se pse edhe në vitin e ardhshëm do të harxhohet më shumë për ndërtimin e objekteve se sa për gazifikim apo zhvillim në energjetikë.

Nga ana tjetër, Ministri i financave Zoran Stavrevski tregoi grafikonin e investimeve të huaja të cilat sipas tij po rriten çdo ditë, për dallim nga ato të cilat kanë qenë gjatë qeverisjes së LSDM-së.

Në fillim të debatit Stavrevski, i cili e prezantoi Propozim Buxhetin për vitin 2014 para deputetëve deklaroi që pritet që në thesarin shtetërorë të grumbullohen gjithsej 2.86 miliard euro, rreth 7 përqind më shumë se ky vit.

Lajme të ngjashme

Back to top button