A mundet Shkupi të mbijetojë pa fasada stilistike dhe rrotë panoramike?

Nano Ruzhin, kolumnë – “ Bota në vitin 2010 sipas Cia” , Utrinski Vesnik
Nëse shekulli 20 ishte shekulli i SHBA-ve, atëherë shekulli 21 do të jetë shekulli i Azisë, Kinës dhe Indisë që do të arrijnë superioritet ekonomik, teknologjik dhe ushtarak, e Brayili dhe Indonezia do të rriten si profiterët më të mëdhenj nga dinamika e re.

Lindita Kadriu, kolumnë – “Më rëndë është në fillore se sa në fakultet”, Dnevnik
Devalvimi i arsimit, si dhe i familjes, është hemoralgji e rrezikshme. Tani më shumë mësohet në fillore se sa në fakultet, librat i kanë me më shumë vëllim se sa skriptat e shumta.

Erol Rizaov, kolumnë- “Mjaft ishte”, Utrinski Vesnik

U prish edhe torta ynë në Maqedoni, e harruam duke vrapuar  nëpër botë pas kremit. Gjysma e qeverisë e udhëhequr nga kryeministri Gruevski më shumë dëshiron krem të huaj se sa tortë të shtëpisë.

Kole Manev, kolumnë –“ Është marrëzi të ndalohet simboli shtetëror”, Dnevnik
Pse në ortodoksi nuk kemi rast të punimit të skulpturave të personazheve si Jezu Krishti, në Rio de Zhaneiro ekziston skulpturë madhështore e Jezusit!  I vendosëm Aleksandrin dhe Filipin, pse jo edhe Jezusin?!

Zharko Jordanovski, kolumnë – “ Ku ngacmoi Buçkovski?”, Sloboden Peçat
Në një shtet demokratik secili duhet patjetër ta ketë të drejtën për ta deklaruar vetëndjenjën kombëtare. Ne Maqedonasit jemi të fundit të cilët këtë të drejtë guxojmë dikujt të ia mohojmë.

Lajme të ngjashme

Back to top button