Greqia më 2014 njeh Kosovën?

Greqia mund ta njohë pavarësinë e Kosovës brenda pak kohësh. Në Bruksel është përfolur mundësia që kjo të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm, kur Athina e merr Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Greqia ndër vite e ka zbutur qëndrimin e saj ndaj Kosovës, dhe ka marrëdhënie me shtetin tonë në fusha të ndryshme.

Ndërkohë, në Tiranë kryeparlamentari Ilir Meta i ka kërkuar homologut të tij rumun, që Bukureshti ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas një njoftimi të Parlamentit shqiptar, Meta tha se njohja nga Rumania do të forconte stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

“Rumania ka treguar kohët e fundit një pozicion konstant së bashku me vendet e tjera evropiane, nga ana tjetër Ministri i Jashtëm i Rumanisë dhe Kryeministri i Rumanisë mbështesin dialogun Prishtinë- Beograd deri në nivel parlamentar. Pikëpamja evropiane është dhe pikëpamja e Rumanisë”, ka thënë pas takimit kryeparlamentari rumun Zgonea.

Lajme të ngjashme

Back to top button