Liverpooli gati për ta blerë Berishën!

Gjigandi anglez, Liverpool është duke u munduar të bindë talentin kosovar, Valmir Berisha që në afatin e janarit ai të veshë fanellën e kuqe.

Sipas mediave angleze, skautët e Liverpoolit e kanë shikuar në secilën ndeshje të Kampionatit Botëror për U-17 Valmir Berishën, duke mbetur të mahnitur me aftësitë e tij. Skuadra e trofeshme angleze është e gatshme të ofroj 500 mijë euro.

Berisha u shpallë si golashënuesi më i mirë në Kampionatin Botëror për të rinjë. Berisha po quhet në Suedi si Zlatan Ibrahimoviçi i ri duke qenë aktualisht lojtar i skuadrës Halmstad. Për Berishën është i interesuar edhe Tottenhami.

Lajme të ngjashme

Back to top button