Gjermania me “look” të ri në Brazil 2014

Gjermania ndryshon look. Kombëtarja e “panzerave” heq përfundimisht fanelën e bardhë duke i shtuar veshjes së parë edhe nuanca të se kuqes. Sponsori Adidas ka menduar për një minirevolucion në mënyrën e veshjes së lojtarëve në fushë, duke dashur të hedhë pas krahëve edhe vitet e fundit ku kombëtarja ka regjistruar disa zhgënjime rresht si në evropian ashtu edhe në botëror.

Sipas fotove të publikuara gjatë orëve të fundit, djemtë e Joachim Loew që tashmë e kanë veshur fanelën e re, do të zbresin në fushë me bluzën ku e bardha vazhdon të dominojë, por e kuqja do të mbulojë pjesën më të madhe të gjoksit të tyre, e kombinuar me një shirit të verdhë.

Këto dy ngyra bashkë me të zezën janë ngjyrat e e flamurit gjerman, prandaj veshjeve sportive ka dashur ta përfaqësojë më shumë simbolin kombëtar në fanelën e re. Por në imazh nuk ndryshon vetëm fanela sepse revolucionit i janë nënshtruar edhe pantallonat e shkurtra që ndryshojnë ngjyrë nga e zezë në të bardhë.

A do të sjellë fat këtë herë ndryshimi? Brazili është një vend plot ngjyra, prandaj shtimi i nuancave të së kuqes mund të jetë me vlerë për kombëtaren e “panzerave”.

Lajme të ngjashme

Back to top button