Suedia mbyll katër burgje, nuk ka të dënuar!

Autoritetet suedeze kanë qenë te shtrënguar të mbyllin dyert e katër burgjeve për mungese të numrit të të dënuarve.

Kështu ka ndodhur në këtë vend të Europës Veriore, pasi që nga viti 2004, numri i të dënuarve me burg ka rënë me nga 1% për çdo vit. Madje përgjatë viteve 2011-2012 kjo rënie ka qenë 6%.

Interesante është se edhe vetë strukturat suedeze nuk janë ne gjendje që të japin një shpjegim për ketë rënie të numrit. Sipas drejtorit të përgjithshëm të burgjeve suedeze, kjo mund të jetë e lidhur me masat paraprake që merren në lidhje me rehabilitimin dhe parandalimin e krimeve, por edhe për shkak te faktit se gjykatat nuk dënojnë më persona me probleme me drogën, kjo pas një vendimi të vitit 2011 që legalizon përdorimin e një grupi të caktuar të tyre.

Sipas ‘International Centre for Prison Studies’, Suedia zë vendin 112 për numrin e te dënuarve, ndërsa në vend të parë është SHBA, në të dytin Kina, dhe në të tretin Rusia.

Lajme të ngjashme

Back to top button