Ndahen shpërblimet e Samitit botëror 2013

Kongresi i shpërblimeve të Samitit botëror 2013 u mbajt në Kolombo të Shri Lankës, në preiudhën prej 23 deri më 26 tetor. Kjo ngjarje i mbledh në një vend risitë më të reja nga fusha e TIK-ut dhe produktet më të reja digjitale nga të gjitha anët e botës, me qëllim që të prezantohen në skenën globale të kongresit botëror për përmbajtje digjitale. 

Këtë vit në samitin botëror morën pjesë edhe dy përfaqësues të fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari dhe Elena Ignatova, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive dhe i ndoqën prezantimet e panelistëve dhe projekteve të shpërblyera.

Përveç pjesëmarrjes në samit, Bardhyl Jashari ishte edhe anëtar i jurisë kryesore për zgjedhjen e produkteve më të mira digjitale për vitin 2013. Fituesit e samitit të sivjemë mund t’i shihni këtu.

Bardhyl-ziri-WSA


Shpërblimi i Samitit botëror është iniciativë globale për zgjedhjen dhe promovimin e e-përmbajtjes më të mirë që filloi të ndahet në vitin 2003 në kuadër të Samitit Botëror për shoqëri informatike të Kombeve të Bashkuara. Procesi zhvillohet nëpërmjet zgjedhjeve nacionale dhe një zgjedhjeje globale, që mbahen në çdo dy vjet dhe një numër i madh i konferencave dhe punëtorive nacionale dhe ndërkombëtare që u kushtohen përmbajtjeve – të quajtura Show udhëtues i Shpërblimit të Samitit botëror.

Lajme të ngjashme

Back to top button