Çair, miratohet vendimin për fillimin e fazës së dytë të sheshit “Skënderbeu”

Këshilli i Komunës së Çairit, në seancën e sotme, ka miratuar vendimin për fillimin e fazës së dytë të sheshit “Skënderbeu”. Ky vendim pason  menjëherë pas miratimit të vendimit nga Komuna Qendër, për pjesën e sheshit që bie në këtë komunë.

Miratimi i këtij vendimi është përkrahur në mënyrë unanime nga të gjithë këshilltarët komunal. 

Autoritete komunale, thonë se pjesa më e madhe dhe më e rëndësishme e kompletimit të dokumentacionit është bërë. Miratimi i vendimit për fazën e dytë të sheshit “Skënderbeu”, hap rrugë për fillimin e punës ndërtimore, që sipas autoriteteve të komunës do të fillojë në pranverë.

Tani pritet të merret leja nga Qyteti i Shkupit, sepse,  sipas ndryshimeve të ligjit, kompetencat mbi bulevardet,  bien në qytetin e Shkupit si dhe pëlqimi nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button