Londra po bën plane për një “mega” aeroport

Aeroporti më i madh i Evropës “Heathrow” në Londër është duke planifikuar ndërtimin e një aeroporti tjetër “mega”, në një ishull artificial me 6 pista aterrimi dhe fluturimi.

Lokacioni ku është planifikuar aeroporti është 80 kilometra në lindje të Londrës. Aeroporti do të kushtojë 65 miliardë.

“Mirë se vini në bord. Ne tani duhet të rrotullohemi për rreth pistës dhe duhet të presim pak më gjatë, sepse jemi fluturimi i 25-të me radhë”.

Me paralajmërime të tilla, 70 milionë pasagjerë në aeroportin më të madh të Londrës “Hithrou” janë mësuar prej kohësh.

Por, tani Britania e Madhe ka shtyrë planet përpara për një “mega” aeroport të ri në zonën e Londrës.

Komisioni i emëruar nga kryetari i qytetit të Londrës, Boris Johnson, ka propozuar ndërtimin e aeroportit më të madh në Britaninë e Madhe me gjashtë pista aterrimi dhe fluturimi.

Aeroporti mund të përfundojë brenda shtatë vjetësh në një ishull artificial në Thames “Isle of Sheppey”.

Heathrow, aeroporti më i madh i Evropës, është duke “shpërthyer” nga fluturimet. Aty menaxhohet i gjithë trafiku në dy pistat paralele të aterrimit. 1370 fluturime dhe aterrime në Heathrow realizohen çdo ditë, ndërsa 500 mijë në vit. Aeroplanët vijnë njëri pas tjetrin në distanca më të shkurtra të mundshme për të aterruar sa më shpejt në pistë.

Aeroportet e tjera në Evropë janë të pajisur më mirë në aspektin e pistave të fluturimit. Në Paris nëpërmjet aeroportit “Charles de Gaulle” kanë udhëtuar 61.6 milionë pasagjerë vitin e kaluar. Është aeroporti numri 2 në Evropë, ka katër pista paralele aterrimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button