Armët kimike, Arvizu: SHBA diskutime edhe me shtete të tjera, nuk është marë vendim

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri Aleksandër Arvizu është shprehur se ende nuk ka një vendim konkret lidhur me çështjen e sjelljesh dhe shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Pas një vizite në Kukës Arvizu i pyetur për çështjen e armëve kimike deklaroi se SHBA po diskuton edhe me shtete të tjera dhe se nuk është marë një vendim konkret se ku do shkojnë të shkatërohen këto armë.

Ambasadori pranoi që ka pasur disa bisedime mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Ai theksoi se shtetet e Baashkuara të Amerikës janë miq të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Sipas ambasadorit Aleksandër Arvizu mirëqënia e popullit shqiptar është në konsideratë nga SHBA-ja.

“Sikurse e tha edhe ministri i Jashtëm disa ditë më parë, ka patur disa diskutime të SHBA-së dhe Shqipërisë. SHBA kanë bërë diskutime edhe me shtete të tjera gjithashtu. Por, ende nuk është marrë një vendim. Gjëja jetike është që SHBA-ja është një mik i Shqipërisë dhe popullit shqiptar”. 

Mirëqenia e popullit shqiptar, theksoi ai, është nder konsideratat më të rëndësishme të SHBA-së. Dhe kjo përfshin edhe dinjitetin e vendit e të njerëzve të tij.(BalkanWeb)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button