Në vitin 2019 mund të jenë në përdorim 5.6 miliardë smartfonë

Numri i smartfonëve parashikohet që të trefishohet në 5.6 miliardë në vitin 2019, duke zënë më tepër se 60 për qind të telefonëve celularë.

Ericsson AB nga Suedia që është prodhuesi më i madh i rrjeteve të telekomunikimit gjatë të hënës tha që pret që trafiku i smartfonëve të rritet me dhjetëfish në vitet e ardhshme, ku ofruesit e shërbimeve pritet të rrisin rrjetet e shpejtësisë së lartë për t’u marrë me valën e madhe. Abonimet e përgjithshme mobile parashikohet të arrijnë në 9.3 miliardë në vitin 2019.

Ericsson thotë që trafiku i smartonëve do të ketë 10 miliardë gigabajt në vitin 2019, ku videot përfshijnë 50 për qind të trafikut të të dhënave.

Rrjetet shoqërore dhe shërbimet e internetit pritet të zënë 10 për qind. Thuhet që smartfonët për momentin përbëjnë 55 për qind të gjithë telefonëve celularë të shitur, por paraqesin vetëm 25-30 për qind të të gjitha abonimeve mobile. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button