Grekët bllokojnë sërish qarkullimi në Kakavijë e Kapshticë

Në orët e para të mëngjesit është blokuar sërish kalimi i kufirit me Greqinë në pikën doganore të Kakavijës dhe Kapshticës.

Shkak per kete është bërë një defekt ne sistemin qendror kompjuterik ne Athinë. Aktualisht ka radhë të gjata në të dy doganat dhe ende nuk dihet se kur mund të riparohet defekti. 

Edhe ditën e djeshme u bllokua për disa orë qarkullimi duke lenë në pritje qindra udhëtarë në dy anët e kufirit në pikat doganore të Kapshticës dhe të Kakavijës.

Pasditen e së hënës, autoritetet greke njoftuan policinë shqiptare për riparimin e defektit. Por megjithatë qarkullimi ishte shumë i ngadaltë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button