Koordinime Shqipëri-BE para marrjes së statusit

Qeveria shqiptare dhe BE kanë nisur paraditen e së martës, një dialog të nivelit të lartë i cili synon koordinimin e mëtejshëm të reformave që kërkohen për të arritur marrjen e statusit të vendit kandidat. Tryeza e këtij dialogu pa praninë e medies, bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe komisionieri për Zgjerim, Stefan Fyle.

Në fokus janë 5 prioritet e vendosura pas publikimit të progres raportit një muaj më parë. Kryeministri Edi Rama, një ditë më parë, e përshkroi këtë dialog, si një mundësi në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit si një proces që padyshim nuk është ekskluzivitet i Qeverisë apo i shumicës parlamentare, por një proces gjithëpërfshirës që shkon edhe përtej partive politike, transmeton TCH.

Ndërsa komisioneri Fyle pritet ta vërë theksin për sa i përket edhe vendosmërisë që duhet të tregojë Shqipëria për trajtimin e sfidave të integrimit, por mbi të gjitha, për sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në këtë dialog opozita përfaqësohet nga ish-ministrja e Integrimit, deputetja Majlinda Bregu.

“Mua po më vjen keq se qenka pa praninë e medies, kjo ishte një gjë që nuk e kuptoj qëllimin. Megjithatë ne nuk jemi organizatorë. Fatkeqësisht jam e vetmja përfaqësuese nga opozita, në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimit. Besoj që në fund të takimit do të kem mundësi, që mbasi të kuptoj çfarë do të diskutohet brenda, të flas edhe unë”, u shpreh Bregu.

Lajme të ngjashme

Back to top button