KM Liria vazhdon vjeljen e medaljeve

Qyteti i Bursës në Turqi, respektivisht Gunen ka qenë vendi ku gjatë fundjavës që lamë pas është zhvilluar turneu ndërkombëtar i mundjes për pionier, e Maqedoninë me sukses e ka përfaqësuar KM Liria. 

Nga ky turne klubi shqiptar është kthyer me pesë medalje të fituara, e që për këtë ka mbetur shumë i kënaqur edhe trajneri i kësaj gjenerate, Sedat Baftiu. Me ari janë stolisur Besir Alili (26kg) dhe Shaip Brava (42kg), ndërsa medalje argjendi fituan  Nimetulla Adili (66kg) dhe Bunjamin Sejfullahu. Vetëm Halit Osmani (35kg), ka qenë i dekoruar me medalje bronzi. 

Pas këtyre arritjeve në rangun e klubeve, KM Liria është ngjitur e treta në piedestal, kurse më të mirët u shpallën nikoqirët, e vendi i dytë ishte për mundësit bullgar. 


(Sedat Baftiu dhe KM Liria si ekip fituan vendin e 3-të)

“Suksesi në Turqi ishte i mirëseardhur, andaj edhe i përgëzoj mundësit për suksesin e arritur. Ne si klub në Turqi u paraqitëm me 10 mundës, ku pesë prej tyre arritën të fitojnë dhe medalje. Jam i kënaqur me këtë rezultat, edhe pse për disa mundës kjo ishte hera e pare që marrin pjesë me një turnir me kaq shumë garues (200). Kjo është një përvojë e mire për mundësit e rinj dhe shpresoj se edhe në të ardhmen do të kthehemi me rezultate të mira”, ka thënë Sedat Baftiu. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button