Derbi i takon Milanit

Milanit i mjaftuar nga një gol në secilën pjesë për t’i marr në fund tri pikë shumë të vlefshme në xhiron e 20’të të Serie A.

Në pjesën e parë shënoi Carlos Bacca në minutën e katër të takimit, derisa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Kevin-Prince Boateng i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 79’të.

Boateng shënoi për 2:0 pas vetëm dhjetë minutave lojë. Lajmi tjetër i mirë për skuadrën e Miahjlovicit është rikthimi i sulmuesit Mario Balotelli i cili hyri në lojë në minutat e fundit të takimit dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidat në vazhdim.

Pas kësaj fitoreje, Milani renditet në pozitën e gjashtë në tabelë me 32 pikë, 3 më pak se Roma e pesë më pak se Fiorentina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button