Operacionet anti-terroriste në Turqi, vriten 12 pjesëtarë të PKK-së

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë ka njoftuar se në aksionet anti-terroriste në distriktin Cizre, në provincën juglindore Sirnak janë vrarë së paku 12 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim thuhet se, së bashku me 12-të të vrarët, që nga fillimi i operacioneve antiterroriste në këtë rajon janë vrarë gjithsej 320 terroristë. Forcat turke të sigurisë në aksionin e sotëm në mëngjes konfiskuan një sasi të madhe të armëve, municionit dhe eksplozivit.

Janë hequr tre postblloqe dhe dy hendeqe të cilat në distriktin Cizre i vendosën terroristët, ndërsa pesë postblloqe të tilla në distriktin Sur, në provincën Diyarbakir. Paralelisht me këtë, policia arrestoi gjashtë persona të cilët kanë ndihmuar terroristët e PKK-së në distriktin Dogubayazit, në provincën Agri.

Janë arrestuar edhe pesë persona dhe dy të mitur gjatë tentimit që në mënyrë ilegale nga Siria të kalojnë në Turqi. Janë arrestuar të huaj të cilët dyshohen për lidhje me organizatën terroriste DAESH. Nga mesi i korrikut të vitit të kaluar PKK-ja riaktivizoi aktet terroriste dhe sulmet e armatosura në lindje dhe juglindje të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button