Mos qëndroni ulur me orë të zgjatura, ja si e dëmtoni shëndetin

Qëndrimi ulur, sipas studiuesve, ndryshon përbërjen kimike të trupit dhe ndikon te jetëgjatësia.

Madje, shkencëtarët thonë se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, edhe nëse bën rregullisht ushtrime fizike, dëmton shëndetin, njofton Opinion.

I dëmshëm është vetëm numri orëve që qëndron ulur, pa u ngritur nga vendi.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që e kalojnë pjesën më të madhe të ditës ulur kanë më tepër shanse të jetë mbi peshë, të pësojnë infarkt, ose të vdesin para kohe.

Shifrat nga një studim i viteve 2003 dhe 2004 tregojnë se amerikanët kalojnë më tepër se gjysmën e kohës ulur, kryesisht në zyrë, ose në makinë.

Kjo është arsyeja që ekspertë të obezitetit po u rekomandojnë punëdhënësve të vendosin pista ecjeje në zyra, ku punonjësit të punojnë dhe lëvizin njëkohësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button