Mediat amerikane: SHBA e përdor Shqipërinë për punë të pista

Shqipëria është aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm për punë të pista. Kështu, shkruan Los Angeles Times, duke iu referuar debateve të fundit për çështjen e armëve kimike. Sipas Los Angeles Times, aleanca mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë së vogël është vetëm për ndonjë pisllëk diplomatik, siç është edhe rasti i fundit me armët kimike.

Në artikull përmendet fakti se SHBA e përdori Shqipërinë, duke i dhënë të burgosurit ujgurë, ndërsa tani e shesh si vend të dorës së fundit, ku mund të shkatërrohen armët kimike të Sirisë. “Për vite me radhë, sa herë SHBA kanë pasur nevojë për të kryer ndonjë punë të pistë diplomatike, një vend i panjohur ka ngritur dorën për të ndihmuar: Shqipëria.

Një vend i varfër dhe i dobët buzë Europës, Shqipëria morri të burgosurit ujgurë nga Guantanamo Bay kur SHBA nuk mund t’i riatdhesonin ata në Kinë. U ofroi azil 210 anëtarëve të muxhahedinëve Kalq, një grup disident iranian që ishte prej kohësh i izoluar në një kamp në Irak. Tani SHBA ka kthyer sërish sytë nga Shqipëria, duke shpresuar se ata do të lejojnë që armët kimike të Sirisë do të shkatërrohen në tokën e tyre”, thuhet në shkrim.

Ndërkaq, çështja e shkatërrimit të armëve kimike ka qenë në vëmendje edhe të mediave të tjera amerikane. Kështu, Bloomberg thekson se gazi i përdorur kundër civilëve në Siri, pritet të shkatërrohet në Shqipëri. Po ashtu se thuhet se SHBA ka zgjedhur Shqipërinë për shkatërrimin e këtyre armëve, pasi Shqipëria kishte asgjësuar deri në vitin 2005 16 ton mustardë.

Bloomberg shkruan gjithashtu se transporti i lëndëve kimike përbën rrezikun më serioz nga mundësia e aksidenteve të mundshme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button