Alkimia e heshtjes për armët kimike

Çështja e mundësisë të asgjësimit të armëve kimike siriane në Shqipëri sa vjen e bëhet më aktuale. Por, gjithë madhësia e kësaj çështjeje nuk është vetëm aktuale për këtë brez dhe këtë kohë, por ka të bëjë edhe me brezat e ardhshëm por edhe historinë. Së pari më duhet të sqarojë se është tejet legjitime përzierja e çdo shqiptari kudo që jeton në këtë çështje në të cilën mund të përfshihet Shqipëria. Kjo pasi shqiptarët pa Shqipëri janë pluhur e hi, diçka e ngjashme me atë helmin, nëse dikur dhe diku, arrin të zhbëhet. Mandej shqiptarët jashtë Shqipërisë mund edhe të mos e kishin gëzuar shumë këtë Shqipëri për ti bërë dhe mbrojtur edhe ata, por së paku për ta bërë dhe mbrojtur Shqipërinë ata janë dhe kanë qenë gjithmonë. 

Bile duke qenë kjo një çështje ambienti dhe çështje botërore është legjitime që edhe tjerët të përzihen. Ky sqarim pasi ka tendenca të lokalizimit të kësaj çështje vetëm për opinionin brenda Shqipërisë. Me të cilën gjë si duket dëshirohet që edhe zhurma eventuale të lokalizohet, duke mundësuar që heshtja brenda dhe përreth, të jetë sa më e madhe. Së pari me fqinjët e shqiptarëve, të cilët sikur nuk përzihen dhe disa edhe ndoshta tinëz madje gëzohen që helmi të vijë në oborr të komshiut?! Fqinjë, këto që për ironi mu këto ditë në një anketë ndërkombëtare dolën se i zënë vendet e para në botë për budalla. Nëse duhej fare ndonjë studim të dëshmon se është budalla ai që gëzohet për ardhjen e armëve kimike në shtëpinë e fqiut?!

Mandej duke qenë se kjo është një çështje globale nuk justifikohet aspak heshtja e gjithë atyre organizimeve politike shqiptare anembanë Kosovës dhe Maqedonisë që në çdo punë të madhe e botërore të shqiptarëve duan të përzihen dhe komentojnë. Pra ku janë ata parti dhe politikanë që kishin kumtesa me rastet kur shqiptarë vdisnin ose ishin të akuzuar për involvime në çështje botërore të terrorizmit ose të ngjashme? Pse pasi prej këndej uronin hyrjen e Shqipërisë në NATO, përparimin në BE, bile herë-herë, për pak do i quanin edhe suksese të tyre, tani heshtin për këtë punë botërore dhe me rëndësi të madhe për Shqipërinë? Ku janë ata që uronin dorëheqjen e Sali Berishës dhe fitoren e Edi Ramës, tani tu ndihmojnë atyre për të refuzuar apo asgjësuar, helmin brenda Shqipërisë?

Mandej ku janë ato organizime tjera, ato joqeveritare dhe institucionet fetare që shpesh komentojnë, duke bërë mirë, kur mbrojnë vlerat, të drejtat dhe pjesë të ndryshme të trupit tonë nga manipulimet dhe keqpërdorimet? Si? Do heshtin në këtë rast kur ka rrezik për shumë më shumë pjesë nga trupi, vlera dhe e tërë qenësia jonë?!

Po ata shtete, miq dhe organizma ndërkombëtarë që shpesh edhe dinë të shajnë Shqipërinë direkt se nuk jemi në rregull për shtet dhe ligj, pse përnjëherë heshtin? Ku është KE të japë një mendim nëse i plotësojmë kushtet dhe kemi mundësi të shkatërrojmë aq armë dhe helme kimike? OSBE që sheh se si bëjmë zgjedhjet dhe demokracinë? Po pse edhe NATO të mos na japë një vlerësim për këtë? Ajo NATO që herë ia jep, e herë ia merr Shqipërisë çelësat dhe paswordet.

Ende nuk sqarohet në opinion më shumë për këtë mundësi të asgjësimit të armëve kimike ashtu që mbetet e paqartë se pse e gjithë kjo ndërlidhje me hatrin e Amerikës. Amerika e ka hatrin e madh ndër ne, por a nuk ishte kjo një marrëveshje edhe e Rusisë, OKB-së edhe e Sirisë? Pse nuk harxhojnë edhe këta tjerët hatër diku? 

E qartë është që kjo është një mundësi për punë të madhe dhe botërore të bën Shqipëria, por çfarë punë të madhe do marre në këmbim Shqipëria? Do pranojnë Kosovën në OKB? Do hyjë në BE Shqipëria? Do ndërtohet ndonjë central bërthamor? Do vijë selia e NATO-s në Shqipëri? Pare, të holla? Jo, faleminderit! Po, paratë për shtetet, në botë, tani janë aq punë e vogël, sa që ja këtyre ditëve Serbia i siguron vetëm prej dy-tre sheikëve të Arabisë? Herën e fundit që bëmë një punë të madhe kësisoji, ishte Shqipëria shteti që propozoi Kina të bëhet anëtare e OKB-së, nuk pamë gjë. Ja ende Kosova nuk është ende e pranuar as prej saj, e as prej Rusisë.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button