KK Shkumbini mblodhi 9 medalje në Nish

Është kthyer me rezultat të lakmueshëm KK Shkumbini nga Tetova nga “Grand Prix” që është mbajtur në Nish të Serbisë, e ku janë prezantuar 40 klube me mbi 500 garues nga vende të ndryshme ballkanike. Karateistët nga Tetova u paraqitën me 8 garues, ndërsa fituan nëntë medalje, prej tyre tetë në garat individuale dhe një ato ekipore.

Kampion u shpallën Ilir Mehazi në kategorinë kadet (-52 kg), Altin Abdurahmani në kategorinë 2002/2003, -52 kg, ndërsa me vende të dyta u radhitën: Vigan Xhabiri në kategorinë 2000/2001, -53 kg. 
KK Shkumbini në Kumite ekipore për gjeneratat e të viti 2000/01 (Xhabiri, Xhamaili dhe Rexhepi). Ndërkohë në vendet e treta u plasuan: Artin Ademi (2002/2003,+52kg, Betim Xhamaili (2000/2001,-53kg), Amir Rexhepi (2000/2001,+65 kg), Arbenita Ameti (kadet,-55kg) dhe Ibrahim Alija (2002/2003,-42kg).
Nga kjo garë ka mbetur shumë i kënaqur trajneri Ylber Rexhepi, i cili ka potencuar se kishte punuar më karateistët e tij mirë, që të kthehen me sa më shumë medalje nga ky eveniment sportiv.

 “Jemi të kënaqur nga paraqitja jonë në këtë garë masive. Edhe pse kishte raste ku gjyqtarët ia mbanin anë kundërshtarëve, mirëpo ne ishim koncentruar vetëm në gara, duke treguar kulturë sportive”, tha mes tjerash trajneri i KK Shkumbini, Ylber Rexhepi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button