Basha-Ramës: Hiq dorë nga blerja e votës, qeveri xhungle

Në vijim të protestës së opozitës demokrate për mbrojtjen e votës së lirë dhe kundër asgjësimit të armëve kimike, kryedemokrati Lulzim Basha tha se kjo protestë vjen kundër arrogancës dhe kundër papërgjegjshmërisë së arrogancës së qeverisë së Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Ai tha se kjo protestë vjen kundër skemave të blerjes së votës në zyrat e Partisë Socialiste, ku publiku i pa me zë dhe me figurë.

Kryedemokrati shtoi se opozita demokrate nuk do të luftojë me fantazmat siç bëri Edi Rama, duke shtuar se qeveria çirret për ligjin dhe shkarkon pa ligj. Ndërsa lidhur me çështjen armëve kimike, Basha theksoi se Kryeministri po shkon shumë larg, ndërsa bën strucin për ketë çështje.

“Eleminimi i zgjedhjeve është tregimi më i qartë i paligjshmërisë, sepse blejnë vota që të qeverisin si në xhungël. Ne pushtetin ju 20 mijë lekëshin, ky është slogani, kjo është filozofia e tyre. Ne, opozita jemi në këmbë të vendosur si asnjëherë tjetër për t’i dalë përballë, për ti thënë ndal rrezikut vdekjeprurës të demokracisë nëpërmjet shitblerjes së votës”, u shpreh Basha, citon Noa.al.

Sipas tij me këtë qëndrim qeveria dhe mazhoranca ka shmangur përballjen, ndërsa ka hapur luftën mes dy kulturave, kulturës evropiane dhe kulturës së tyre antieuropiane. Kryedemokrati theksoi se opozita nuk do të ndalet por do të jetë përballë, duke iu drejtuar Kryeministrit të heqë dorë nga blerja e votës, dhe arbitrariteti. Sipas tij po nuk u ndalua sot shitblerja e votës, do dëmtohet demokracia nesër, duke e quajtur si zotimin solemn në këtë protestë të parë. Ai theksoi se Shqipëria dhe Partia Demokratike e ka forcën të mbetet e lirë dhe të përparojë drejt Europës

Lajme të ngjashme

Back to top button