“iPhone”-t e ardhshëm do të jenë të lakuar

Edhe pse ka pak kohë që “iPhone 5S” ka dal në treg, “Apple” po mendon seriozisht për nxjerrjen e një “iPhone” të ri në treg. 

Nga gjysma e dytë e 2014, “Apple” do të prezantojë “iPhone”-in me ekran të madh dhe të lakuar, raporton “Bloomberg”.

Ndërkaq, sipas “Bloomberg”-ut “iPhone”-t e ardhshëm do ta kenë ekranin 4.7 inç dhe 5.5 inç, shumë më të më të madh se “iPhone 5S”.

Ndër të tjera, artikulli shkruan se “Apple” po zhvillon një teknologji të re për “iPhone”-t e ardhshëm, ku do të ketë sensorë në ekrane për të zbuluar nivele të ndryshme nga një gisht i një personi.

Lajme të ngjashme

Back to top button