Moti sot në Maqedoni

Moti gjatë ditës së sotme në mbarë territorin e Maqedonisë kryesisht do të jetë i kthjellët, madje dhe me periudha të shpeshta të diellit. Mjegullat do të jenë në nivel mjaft të ulët gjatë tërë ditës, ndërkaq gjatë mbrëmjes pritet që të rritet, njofton Portalb.

Edhe pse dita do të jetë kryesisht me diell, mëngjesi do të jetë i ftohtë. Temperaturat e paradites do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius. Temperaturat gjatë ditës do të jenë të njëjta me ato të djeshmet. Ato do të lëvizin nga 4 deri më 5 gradë celsius në vendet më të larta malore, ndërkaq në mbarë vendit nga 7 deri më 9 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht të kthjellët. Edhe pse temperaturat do të jenë të ulëta, megjithatë do të ketë paraqitje të kohëpaskohshme të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 1 gradë celsius gjatë mëngjesit, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 8 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button