MASH hesht sa i përket zgjerimit të objektit shkollor në Lubetenit

Kushtet në shkollën fillore “Liman Kaba” në Lubeten janë mjaft të vështira, pasi që tani më disa vite kjo shkollë ballafaqohet me mungesën e  hapësirave.

E njëjta situatë si duket pritet të vazhdojë deri në përfundim të këtij viti shkollor pasi që nga MASH ende nuk kanë dhënë dritë jeshile për zgjidhje të këtij problemi disavjeçar.

Nga Zyra për informim e MASH-it bëjnë të ditur për Portalb se ky dikaster ka projekt për sanimin dhe rindërtimin e shkollave rurale dhe se në të ardhmen pritet të publikohen emrat e shkollave në të cilat investohet, duke mos u përgjigjur kështu saktësisht se a është edhe shkolla e Lubetenit në mesin e tyre.

“MASH ka projekt në të cilin bën vlerësimin dhe nevojën reale të ndërhyrjes për sanim apo rikonstruim në shkolla rurale. Procesi është në zhvillim e sipër dhe në të ardhmen do të publikohen emrat e shkollave që do të jenë pjesë e investimeve të MASH-it”, thanë nga MASH.

Ndërkaq kohë më parë drejtori i kësaj shkolle Xhezmi Abdyrramani bën të ditur për Portalb se ministri i arsimit, Abdilaqim Ademi nuk pranon të takojë atë si dhe të bisedojë më hollësisht lidhur me investimin që i nevojitet këtij objekti.

“Asgjë nuk ka të re sa i përket projektit tonë të përgatitur për zgjerimin e objektit, për arsye se nuk ka hapësira të mjaftueshme dhe jemi të detyruar që të improvizojmë klasa edhe ne podrum . Kam kërkuar takim me ministrin po ai nuk më pranon. Kemi biseduar disa herë me përfaqësues të MASH-it dhe vetëm na thonë se i kemi parasysh kërkesat tuaja”, tha për Portalb, Abdyrramani.

Ndërkaq rreth 470 është numri i nxënësve të cilët mësojnë në kushte të vështira si rezultat i mungesës së hapësirës shkollore.

LEXO MË SHUMË:

Shkolla e Lubetenit po kalbet, MASH nuk çan kokën (FOTO)

Shkolla e Lubetenit jashtë listës së investimeve të MASH-it

(Foto) Shkolla e Lubetenit në gjendje të mjerueshme, nxënësit mësojnë ne podrum!

Gjysëmvjetori i dytë i gjen në gjendje të mjerueshme shkollat

Abdilaqim Ademi harroi shkollën e Lubetenit

Ja se si drejtorët e përgënjeshtrojnë Abdilaqim Ademin (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button