Ende nuk kanë nisur ndërtimet për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës

Prishja e kioskave në vendin ku pritet të ngrihet Teatri dhe Biblioteka e Tetovës pritet të jetë hapi i parë serioz për nisjen e punëve rreth ndërtimit të objekteve në fjalë.

Drejtori i Qendrës për Kulturë, Haki Fazliu  i pyetur nga Portalb në lidhje me atë se si shkojnë punët dhe kur pritet të prishen kioskat që pengojnë procesin e zhvillimit normal të punëve të cilat kanë ngecur, Fazliu u përgjigj:
“Pronarëve që kanë shfrytëzuar deri më tani kioskat pranë objektit në fjalë, para disa ditëve u është dhënë afat që brenda 2 javëve t’i lëshojnë kioskat, që duhet të rrënohen.  Kjo i bie që ata kanë afat deri më datë 20.01.2016, kurse pas prishjes së tyre punimet do të fillojnë më seriozisht”.

Deri më 20 janar të këtij viti, do të kryhen punë të tjera të rëndësishme, siç është hapja aktuale e puseve për ujë, thotë drejtori Fazliu.
LEXO: Ku mbetën punimet për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button