Lidhja Botërore e Dijetarëve Muslimanë dënon sulmin në Stamboll

Lidhja Botërore e Dijetarëve Muslimanë ka dënuar sulmin me bombë në sheshin Sulltanahmet në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Sekretari i përgjithshëm Ali al-Qaradaghi thuhet se “kush do që të ketë ndërmarrë sulmin në Stamboll ai është sulm terrorist. Dënojmë këtë sulm që ka në objektiv civilët”.

“Këto sulme nuk kanë vënd as tek fetë Abrahamike dhe as në ligjet ndërkombëtare. Këto sulme që kanë në objektiv vendet islame dhe vendet arabe, kanë për qëllime të vendosin në objektiv sigurinë dhe stabiltitetin”, deklaroi Qaradaghi.

Ai i bëri thirrje popullit turk që jetë i bashkuar kundër terrorizmit. Duke u uruar shërim të shpejtë të palgosurve, Qaradaghi ka bërë lutje për sigurinë dhe stabilitetin e Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button