Merkel: Sulmi në Stamboll, të veprojmë bashkë kundër terrorizmit

Kancelarja gjermane Angela Merkel në lidhje me sulmin në Sultanahmet tha se të gjithë së bashku duhet ti kundërvihemi terrorrizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel në një konferencë të përbashkët për m ediat me kryeministrin algjerian Abdulmelik Sellal ka theksuar se ende nuk ka të gjitha informacionet në lidhje me atentatorët dhe viktimat e sulmit në Stamboll por se ka shqetësime se mes personave që kanë humbur jetën dhe atyre që janë plagosur ndodhen edhe shtetas gjermanë pasi në afërsi të vendngjarjes ka qenë një grup turistësh gjermanë.

Kancelarja gjermane shprehu ngushëllime për viktimat e këtij sulmi.

Merkel duke vënë në dukje se terrorizmi ndërkombëtarë i cili injoron dinjitetin njerëzor ashtu si më parë në Paris, Tunizi dhe Ankara sot ka treguar sërish fytyrën përbindëshe në Stamboll. Ajo theksoi se këtu është vërtetuar edhe njëherë domosdoshmëria për të qëndruar së bashku kundër terrorizmit.

Merkel ndër të tjera tha se sot ndodhen në zi por se lufta kundër terrorizmit duhet të vazhdojë me vendosmëri.

Edhe kryeminsitri algjerian Abdulmelik Sellal ka dënuar sulmin në Sultanahmet dhe ka shprehur se duhet të veprojnë së bashku kundër terrorizmit.

Sulmin në Stamboll gjithashtu e ka dënuar ashpër edhe ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier ku në një konferencë të përbashkët me minsitrin e Jashtëm të Rumanisë Lazar Comanescu ka theksuar se ky është sulm terrorrist, barbar dhe frikacak.

Steinmaier ka nënvizuar se Gjermania është në anën e Turqisë. Ai u shpreh se në Ministrinë e Jashtme kanë ngritur tryezën e krizës dhe me anë të kryekonsullatës në Stamboll dhe ambasadës në Ankara janë në komunikim të afërt me autoritetet turke.

Ai gjithashtu kërkoi nga turistët gjermanë që ndodhen në Turqi që të ndjekin paralajmërimet e sigurisë të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button