Të paktën 10 të vdekur dhe 15 të lënduar në Stamboll, nuk ka të lënduar nga Maqedonia

Të paktën 10 të vdekur dhe 15 të lënduar në qendër të Stambollit pasi një kamikaz ka aktivizuar mjetin shpërthyes në afërsi të një grupit turistësh të cilët vizitonin qytetin.

Konsulli i përgjithshëm i R. së Maqedonisë në Stamboll, Zerin Abaz për “Meta” deklaroi se sipas informacioneve nuk ka viktima e as të lënduar të qytetarëve nga Maqedonia. Prej atje thonë se asnjë shtetas i Maqedonisë nuk e ka kontaktuar përfaqësinë konsulare, por se qëndrojnë në dispozicion për të gjithë qytetarët prezent në Stamboll.

Policët dhe dëshmitarët turk kanë thënë se në vendin e ngjarjes ka pasur pjesë të hedhura të trupave të kalimtarëve të rastit.

Shpërthimi ka ndodhur në sheshin qendror Sulltan Ahmed, afër atraksionit më të madh turistik xhamia “Sulltan Ahmed” e njohur si xhamia e Kaltër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button