Zv.kryeminstri turk: Sulmuesi ishte shtetas sirian, viktimat janë shtetas të huaj

Zëvendës kryeministri turk Numan Kurtulmus ka deklaruar se sulmuesi vetëvrasës që kreu sulmin në lagjen historike të Stambollit është një 28-vjeçar sirian.

Ai ka theksuar se shumica e viktimave janë shtetas jo-turq, transmeton Gazeta Blic. Ende është e paqartë se sa persona kanë qenë të përfshirë në sulm.

Kurtulmus  para gazetarëve në Ankara ka theksuar se është ende heret për të cilësuar sulmin. Ndëkaq, pas sulmit në Stamboll, Danimarka u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Turqia dhe të mos qëndrojnë nëpër vende publike me shumë njerëz

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button