Eurodeputetët kërkojnë reforma urgjente në Maqedoni

 

Treshja e eurodeputetëve, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit kanë porositur faktorin politik në Maqedoni që të mos humbin kohë dhe të mos kursejnë përpjekje për ta implementuar Marrëveshjen e Përzhinos. Ata nënvizojnë se prioritet për vendin është zgjidhja e krizës. Ata inkurajojnë partitë politike që urgjent të përgatisin listat zgjedhore me një metodologji kredibile dhe të zgjidhin çështjen e mediave, raporton Portalb.

Ivo Vajgëll: Koha duhet të shfrytëzohet racionalisht

“Maqedonia duhet të mbajë rrugën drejt BE-së nëpërmes dialogut në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos. Kështu duke i plotësuar kushtet e marrëveshjes. Partitë politike në vend dëshmuan se mund të gjejnë konsensus edhe pse ende ka pikëpamje të kundërta. Ende ku kemi has në unifikim të qëndrimeve për çështjen e mediave, duhet të ketë më tepër hapësirë për mediat. Shumë mund të bëhet në drejtim të përmirësimit të gjendjes së mediave. Ne presim që Maqedonia të vazhdojë rrugën e reformave. Mendojë që koha duhet të shfrytëzohet racionalisht. Parlamenti do ta vëzhgojë të gjithë procesin”, tha Vajgëll.

Eduard Kukan: Marrëveshja e Përzhinos bazë për zgjidhje

“Kemi pasur takime intensive me partitë politike, OJQ-të, KSHZ-në dhe Prokuroren special. Ne ofrojmë shërbimin tonë për të lëvizur drejt progresit. Kemi bazë për zgjidhje, kemi Marrëveshjen e Përzhinos. Implementimi i marrëveshjes do të hap rrugë drejt BE-së. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Maqedoninë në këtë rrugë”, u shpreh Kukan, raporton Portalb.

Riçard Hovit: Ka mungesë të demokracisë

“Maqedoninë duam ta shohim si pjesë të BE-së. Marrëveshja e Përzhinos duhet të respektohet dhe kryeministri duhet të jap dorëheqje. Ne besojmë në reformat strukturore. Ne inkurajojmë që grupet e punës në kuadër të marrëveshjes të angazhohen edhe gjatë zgjedhjeve. Të përkrahet prokurorja speciale dhe roli i saj i rëndësishëm. Respektimi i marrëveshjes është në interes të perspektivës evropiane. Është evidente se ka mungesë të demokracisë dhe kriza është refleks i kësaj mungese”, theksoi Hovit.

Të tre eurodeputetët kanë premtuar se Parlamenti Evropian do ta përkrahë Maqedoninë drejt rrugës euroatlantike./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button