Messi nuk shitet, mbetet i Barcelonës përjetësisht

Lionel Messi fitoi pesë “Topa të Artë” dhe nuk synon të ndalet këtu. Messi është njeriu që ngriti në një nivel tjetër jo vetëm mënyrën e këndvështrimit të futbollit, por edhe Barcelonën. 26 është numri i trofeve që argjentinasi ka fituar me katalanasit dhe në pjesën më të madhe të sukseseve, merita kryesore shkon pikërisht për atë, gjeniun e futbollit modern. Pas rikthimit në majën më të lartë të botës si futbollisti më i mirë për të pestën herë, numri 10 e bën të qartë se e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e tij është vetëm “blaugrana”.

“E kam thënë me mijëra herë dhe do të përgjigjem sërish njësoj. Unë dëshiroj ta mbyll karrierën në shtëpinë time, te Barcelona dhe shpresoj që ta realizoj këtë objektiv”.

Pak fjalë që nuk lenë vend për interpretime. Sulmuesi argjentinas i ka idetë e qarta, ai nuk dëshiron të dëgjojë oferta të tjera sepse një ngjyrë tjetër fanelle nuk mund ta mbajë mbi supe. Në vitin 2013 ai la të hapur mundësinë për një rikthim të mundshëm te Neëell’s Old Boys në fund të karrierës, por gjatë dy viteve të fundit duket se ka ndryshuar mendim, duke i mbyllur derën edhe skuadrës së vendlindjes. Gjatë vitit 2015, 28-vjeçari fitoi 5 trofe me Barcelonën, ndërsa vitin e shkuar e mbylli me Botërorin e Klubeve ku Barcelona dominoi finalen kundër River Plate. Në fund të intervistës, ai përqëndrohet edhe te sezoni aktual, duke e bërë të qartë se vazhdon të mbetet i uritur për të fituar sa më shumë.

“Tani e rëndësishme është që të shikojmë përpara dhe të fitojmë sa më shumë tituj. Nuk duhet të ndalojmë dhe të kënaqemi me atë që kemi fituar. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk mund të mendoj që tani se ku do të jem dhe çfarë do të bëj pas 30 vjetësh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button