Zejd: Pse askujt nuk i intereson se prej nga është financuar BDI-ja?

Skender Rexhepi- Zejd, përfaqësues i Lëvizjes Besa në emisionin “Fokus” të televizionit ART ka shtruar pyetjen se pse asnjëherë nuk është biseduar për financimin e Bashkimit Demokratik për Integrim, aq sa po pretendohet të flitet për Lëvizjen Besa.

“Pse askujt nuk i intereson se prej nga është financuar BDI-ja, pas përfundimit të luftës, sidomos gjatë periudhës kohore të vitit 2002, 2006, 2008 e deri më sot. Shumëkush interesohet çuditërisht, për financimin e një subjekti të ri, siç është BESA(!), dhe jo për financimin e dyshimtë të BDI-së”, ka thënë Zejd Rexhepi, në një paraqitje të tij publike. Ai ka treguar se jeton në Çair të Shkupit, dhe se, sipas tij, “çdo projekt është realizuar nga institucionet shtetërore turke si “Tika” dhe disa tjera”, prandaj shpifjet të cilat plasohen nga partitë të cilat e kanë frikë të madhe Besën, nuk qëndrojnë aspak, sepse prapa te gjitha projekteve te realizuara qëndron qeveria turke, gjegjësisht “Tika”, ka thënë Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button