Messi futbollisti më i mirë i vitit 2015

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka fituar Topin e Artë për vitin 2015, duke u shpallur për herë të pestë futbollisti më i mirë në botë.

Messi tashmë është në histori të futbollist botërorë, duke u bërë futbollisti i parë që shpallet 5 herë më i mirë në planet.

Messi këtë edicion mposhti konkurrencën e Cristiano Ronaldos, i cili këtë çmim e kishte fituar në dy edicionet e fundit dhe Neymarin, me të cilin kanë ndarë së bashku sukseset e Barcelonës.

Kujtojmë se Messi këtë çmim e kishte fituar edhe në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button