“Plaku dhe deti”, njeriun mund ta asgjësosh, por jo edhe ta mposhtësh!

“Plaku dhe deti” është një novelë e shkruar nga shkrimtari amerikan Ernest Heminguej. Që në fillim nga vetë titulli kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme: plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, kjo fuqi e pambarueshme. Personazhi kryesor Santiago është plazmim i vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot zhgënjim e pabesi. Santiago lufton me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar.

“Plaku dhe deti” ka fituar çmimin Pulitzer për Fiksion në vitin 1953 dhe është cituar nga komiteti i Nobelit si një nga veprat që kontribuuan në dhënien e Nubilit në Letërsi për Hemingëayn në vitin 1954, andaj Portalb ua sugjeron që ta lexoni këtë libër madhështor.

“Plaku dhe deti”, Ernest Heminguej
“Plaku dhe deti”, Ernest Heminguej

Plaku i Heminguejit shkon tepër larg që të tregojë se çfarë është i zoti të bëjë njeriu dhe çfarë mund të durojë. Në filozofinë e tij, njeriun mund ta asgjësosh, por jo ta mposhtësh. “Plaku i detit” na tregon se e arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrënë. Kjo nuk ishte një sprovë për të sjellë diçka për të ngrënë, por për të sjellë një provë të guximit dhe të krenarisë.

“Plaku dhe deti” është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë.

Ernest Heminguej ka përdorur parimin “ajsberg” d.m.th. flet pak por nënkupton shumë. Personazhet parapëlqejnë më shumë heshtjen, mbylljen në vetvete çka e bën edhe me interesante e tronditëse leximin e veprës. Në pamje të parë ata duken të ftohtë, indiferente por në fakt cilësitë e tyre qëndrojnë në nëntekstet e frazës. Vihet re edhe dialogimi me vetveten që përbën një veçori tjetër të personazheve te këtij romani. Edhe në qoftë se personazhet ndiejnë frikë, gëzim, etj, ato nuk jepen, por nënkuptohen nga situatat e krijuara. Kjo mbanë gjallë emocionin gjatë leximit të novelës, ndaj nëse ende nuk e keni lexuar, Portalb ua sugjeron ta bëni atë sa më shpejtë.

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Libri i javës së shtatë: “Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Libri i javës së tetë: “Të vrasësh zogun përqeshës”, mos e kërkoni fajin çdoherë te më i dobëti!

Libri i javës së nëntë: “Hanko Halla”, përplasje ideologjike mes gjeneratave, mos e merrni për zemre

Libri i javës së dhjetë: “Doktor Gjilpëra”, kur emancipimi “përkthehet” arsim

Libri i javës së njëmbëdhjetë: “Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button