Wenger: Jam armiku më i madh i Topit të Artë, por ky lojtar do ta fitojë (Foto)

Arsene Wenger beson se Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë para Cristiano Ronaldos.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është afër që ta fitojë Topin e Artë për herë të pestë në karrierë, pasi shihet si favoriti kryesor para Cristiano Ronaldos e Lionel Messit.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se është armiku më i madh i ‘Topit të Artë’, por beson se Messi do ta fitojë atë.

“Jam armiku më i madh i ‘Topit të Artë’. Jam i sigurt se Messi do ta fitojë atë, edhe përkundër se nuk më intereson shumë për Topin e Artë. Duhet ta fitojë një lojtar i Barcelonës, dhe kur ju zgjedhni një lojtar të Barcelonës, aty është i pari Messi”, është shprehur Wenger. /Express/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button