Në Kosovë po shkelen parimet dhe vlerat themelore të demokracisë

Protesta e 9 janarit është datë për tu mbajtur mend, datë me të cilën tregohet se populli ka filluar të vetëdijesohet, ka filluar ti dalloi të bardhën nga e zeza, të mirën nga e keqja.

Protestës ishte madhështore me pjesëmarrje masive edhe të pa pritshme, të organizuar prej tri partive opozitare, qytetarët iu kishin përgjigjur thirrjes për të protestuar dhe ishte një ndër protestat me të mëdha që kishte ndodh ndo një herë pas përfundimit të luftës.

Inatet politike sërish u shfaqën në masë nga të dyja palët, serish treguan se sa të pa përgjegjshëm janë përfaqësuesit e popullit, të cilët që nga mëngjesi filluan në mënyrat e tyre.

Protesta ishte paralajmëruar se do të ishte paqësore nga opozita, kundër marrëveshjeve të Brukselit me Serbinë për një asociacion të komunave me shumicë serbe dhe me Malin e Zi për demarkacionin kufitar.

Pozita dhe opozita kanë filluar një luftë mes vete, ku qeveria shkeli 23 nene të Kushtetutës se Republikës së Kosovës për ti plotësuar dëshirat e Beogradit dhe behët që sikur nuk ka ndodhur asgjë, gjersa opozita kërkon largimin e saj sepse siç thotë ajo së qeveria jonë ka humbur fuqinë dhe për kërkesat e Beogradit po e dëmton shtetin dhe po humb sovranitetin.

Qysh në mëngjes e djeshëm është ditur së protesta do të eskaloj sepse qeveria e Kosovës duke i përdorur policin i ka provokuar qytetaret , duke i ndalur autobusit që ishin nisur për protestë, për të iu marrë emrat, dhe për ti i kontrolluar kush po shkon për protestë, disa edhe duke i kthyer gjersa edhe masa është mllefosur nga veprimi i policisë që dirigjohet nga larg.

Protesta filloi mirë, por u dashtë të ndërpritet sepse disa huligan filluan të shprehin pakënaqësinë e tyre dukë hedhur koktej molotovi mbi objektin e qeverisë, i vetmi i cili u mundua që të qetësoi dha ndalë masën ishte deputeti i VV Rexhep Selimi, por një gjë e tillë ishte e pa mundur dhe gjithçka doli nga kontrolli, por mos të harrojmë sepse protestat e ardhshme mund edhe të marrin jetëra   njerëzish, nëse nuk gjejnë një zgjedhje.

Duhet liderët tanë që të ulën sa me parë dhe ti thërrasin mendjes, që sa me shpejt që është e mundur, të gjejnë një zgjedhje për të tejkaluar gjendjen aktuale, sepse çdo ditë e me shumë po rëndohet mbi kurrizin e qytetarit, e që për qeverinë qytetari ka vlerën zero.

Që në fillim kur janë arritur këto dy marrëveshje qeveria është dashur që të ulët dhe të bisedoj me partitë opozitarë për një zgjedhje me të mirë për të gjithë, mirëpo Kryeministri thoshte ejani bisedojmë, por nënshkrimi nuk tërhiqet, gjersa zëvendësi i tij i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme thoshte së nuk janë lojëra fëmijësh marrëveshjet ndërkombëtare, dhe nuk mundë të tërheqin.

Shpëtimi i vetët i zhbllokimit të institucioneve dhe qetësimit të opozitës janë zgjedhjet e reja që ti ikim ndo një luftë civile, e cila mund të shpërthej në çdo moment, sepse masa e njerëzve nuk mund të kontrollohet letë as nga opozita as nga policia.

Duhet të vetëdijesohemi që të dhamë llogari për veprimet tona, e jo çdo problem të gjen zgjedhje vetëm me dhunë, e me shkatërrim, sepse po e quajmë Kosova e vogël Evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button