Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë vendin e Maqedonisë relativisht do të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme, me temperatura të ulëta. Për dallim, sot do të ketë rritje të nivelit të mjegullave, ndërkaq vendet më të larta malore do të kenë mot më të kthjellët, njofton Portalb.

Mjegullat pritet që të pastrohen pasdite, ndërkaq në vende-vende të njëjtat do të largohen në mbrëmje. Në mbrëmje pritet të ketë kushte për reshje të shiut në pjesën malore të Maqedonisë Perëndimore.

Temperaturat e mëngjesit pritet që relativisht të jenë të buta, edhe atë nga 1 deri më 5 gradë celsius. Temperaturat ditore pritet të lëvizin nga 10 deri më 12 gradë celsius në vendet më të larta malore, ndërkaq në mbarë territorin e Maqedonisë do të lëvizin nga 13 deri më 15 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, me nivel të rritur të mjegullave në mëngjes, ndërkaq gjatë ditës pritet që kryesisht mjegullat të pastrohen. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius në mëngjes, ndërkaq gjatë ditës pritet që temperatura maksimale të arrijë deri më 10 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button